Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në zonën urbane në Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar dy vetura të cilat në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h ishin duke zhvilluar shpejtësi prej 94 km/h dhe 102 km/h.
Sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor Nr. 05/L-088, ndaj drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse- një (1) vit ju ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.