Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Vushtrri policia konfiskon një armë në një aheng familjar

Vushtrri, 25 gusht 2023
Në Stacionin Policor në Vushtrri, dje me datë 24.08.2023 rreth orës 19:40 është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën ,, Dëshmoret e kombit” në Vushtrri.
Njësitë policore kane arritur ta identifikojnë lokacionin ku kishte një aheng familjar, policia ka arritur ta arrestoj të dyshuarin dhe të konfiskoj armen.
Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një arma e llojit “Zoraki”. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari S.Ll., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “ Përdorim i armës”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje