Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Vërmicë, ndalohet/identifikohet një veturë e vjedhur

Prishtinë, 2 qershor 2022
Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë, më 01.06.2022 rreth orës 19:20 vije vetura Land Rover me targa të Shqipërisë e cila drejtohej nga: B.K., (viti i lindje 1999, shtetas i Shqipërisë).
Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2019 në Shqipëri.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti penal, është konfiskuar vetura dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje