Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Në veri të vendit raportohet djegia edhe e tri automjeteve të tjera të cilat ishin regjistruar me targa RKS -Na severu zemlje prijavljeno da su zapaljena još tri vozila koja su registrovana sa tablicama RKS

Në veri të vendit raportohet djegia edhe e tri automjeteve të tjera të cilat ishin regjistruar me targa RKS
Prishtinë, 31 mars 2023
Me 31 mars 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri.
Pas dy veturave të djegura me datën 30.03.2023 në veri të vendit, pas mesnatës së datës 31.03.2023, iu është vënë zjarri edhe tri veturave të tjera, të cilat iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, e të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS).
Sikurse edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, pas pranimit të informacioneve, njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore, përfshirë forenzikën, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit janë iniciuar rastet ‘zjarrvënie’ për procedura të mëtejme hetimore.
Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj drejt hetimit dhe zbardhjes së rasteve të tilla, si dhe në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.
Na severu zemlje prijavljeno da su zapaljena još tri vozila koja su registrovana sa tablicama RKS
Priština, 31 mart 2023
Dana 31.03.2023 iza ponoći, na severu zemlje, prijavljeno je da su od strane nepoznatih lica zapaljena još tri automobila koja pripadaju žrtvama srpske nacionalnosti, od kojih je jedan bio parkiran na ul. „Kralj Milutin“ – Zvečan, drugi na ul. „Ivo Lola Ribar“ – Mitrovica Sever, kao i treći u ul. „Vlade Četković“ – Mitrovica Sever.
Nakon što su dva automobila izgorela dana 30.03.2023 godine na severu zemlje, posle ponoći 31.03.2023 godine zapaljena su još tri automobila koja pripadaju žrtvama srpske nacionalnosti, a koja su registrovana sa tablicama Republike Kosova (RKS).
Kako u prvom, tako iu drugom slučaju, nakon primanja informacija, na lice mesta su odmah izašle policijske jedinice koje su angažovale nadležne policijske jedinice, uključujući i forenzičare, koje su preduzele sve neophodne uviđajne radnje.
U vezi sa predmetom, obavešten je nadležni tužilac po čijem uputstvu su pokrenuti slučajevi “podmetanje požara” radi daljeg istražnog postupka.
Policija Kosova će nastaviti svoju posvećenost istraživanju i rasvetljavanju takvih slučajeva, kao i pružanju bezbednosti svim građanima bez razlike.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje