Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ne Stravuqinë të Suharekës arrestohet një person për gjuajtje me armë ne një aheng familjare

Prizren, 7 gusht 2024
Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, Stacioni Policor Suharekë me datën 06.08.2024, rreth orës 21:30 përmes rrugëve operative kanë marre informatën se ne fshatin Straviqinë të Suharekë, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin A M (viti i lindjes 1981 mashkull, kosovar shqiptar, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë provave materiale një armë:
• Një pistoletë dhe
• Një karikator
I dyshuari shoqërohet ne stacionin policor dhe pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Rasti iniciohet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këto raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’!
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje