Skenderaj, 20 prill 2021
Në vazhdën e angazhimeve policore në fushën e ofrimit të sigurisë në shkolla, në orët e paradites së sotme zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, brenda hapësirave të një shkolle të mesme profesionale kanë hasur në një të dyshuar të mitur, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë” dhe një karikator pa municion.
Arma e sekuestruar si provë materiale do t’i kalojë Prokurorisë për procedura të mëtejme.
Në prani të avokatit është intervistuar i dyshuari i mitur R. M., 17 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ’’Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’’
Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar për parandalimin, identifikimin e gjësendeve të rrezikshme, përfshirë edhe armë dhe mjete tjera që nuk i përkasin procesit edukativo-arsimor në shkolla.