Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Rajonin e Prizrenit, Masa shtesë të Sigurisë ne Komunikacion- Patrullimi i Njësitit të Biçikletave

Në Rajonin e Prizrenit, Stacionet Policore Prizren dhe Prizren VERI, ka nisur patrullimi i Njësitit të Biçikletave, aktivitet ky që do të vazhdojë ne qytetin e Prizrenit.
Ky aktivitet i policisë ka për qëllim identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshëm në komunikacion, me theks të veçantë kundërvajtjet si : lirimin e trotuareve , kyçët e pasigurta në rrugë, tejkalimin e shpejtësisë, përdorimi i telefonit , mos përdorimi i rripit të sigurisë dhe kundërvajtje tjera, që me këto veprime shoferët mund të shkaktojnë aksidente në komunikacion..
Në periudhën kohore 04-10.05.2022, ka identifikuar kundërvajtës ne trafik të cilët nuk kanë respektuar rregullat në komunikacionin rrugor dhe ndaj tyre janë marr masat komfor ligjeve ne fuqi. Janë shqiptuar gjithsejtë 1275 gjoba.
Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve si dhe ngritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. E ndaj atyre qe nuk respektojnë rregullat do të ndërmerren masa komfor ligjit të trafikut.
Me këtë rast, Policia apelon të qytetarët që të kenë kujdesin maksimal gjatë qarkullimit në rrugë, duke kërkuar që të respektojnë ligjin, rregullat në komunikacionin rrugorë me qellim te krijimit te një ambienti te sigurt për te gjithë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje