Prishtinë,14 shtator 2021 – Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave, dhe përdorimit të telefonit gjatë ngasjes së automjetit.
Në kuadër të këtij plani, sot janë shqiptuar 59 gjoba dhe janë konfiskuar 9 motoçikleta.
Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.