Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Rajonin e Prishtinës po vazhdon implementimi i planeve operative për ngritjen e sigurisë në trafik

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, në kuadër të aktivitete të planifikuara për qëllim të sigurisë rrugore , tani në veturën ,,Inteligjente,, kanë instaluar sistemin e identifikimit të veturave të pa regjistruara të cilat qarkullojnë në rrugë.
Ky sistem kryen identifikimin automatik të menjëhershëm të veturave të paregjistruara edhe gjatë lëvizjes.
Vetëm për dy ditë të veprimit, janë identifikuar 38 vetura të paregjistruara (prej tyre është has në automjetet pa regjistrim që nga viti 2012).
Ndaj shoferëve janë shqiptuar fletëparaqitjet sipas ligjit si dhe veturat janë përjashtuar nga trafiku duke i konfiskuar përkohësisht targat e regjistrimit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje