Me datë 09.01.2024, rreth orës 15:30, në koordinim me Prokurorin Themelore në Prishtinë, Drejtoria Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka kryer një kontroll në shtëpinë e një të dyshuarit në Prizren, në këtë operacion ka ndihmuar edhe Drejtoria Rajonale Policisë në Prizren.
Gjatë kontrollit janë gjetur disa armë dhe municion pa leje adekuate nga organi kompetent ose me leje të skaduar, andaj me urdhër të prokurorit përgjegjës armët dhe municioni i gjetur janë sekuestruar.
Armët sekuestruara nga vendi i ngjarjes janë :
-Një Pushkë automatike
-Një pushkë gjysmë automatike me dylbi
-Tre Pistoleta si dhe
-Një sasi e konsiderueshme e municionit të kalibrave të ndryshme.
Në këtë rast janë sekuestruara armët bashkë me municionin dhe nga Stacioni Policor Prizren janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”, ndërsa i dyshuari është marrë nga hetuesit e Drejtorisë së Përgjithshme lidhur me veprat tjera .