Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në një rast kanosje arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohet një armë

Gjakovë, 2 mars 2023
Stacioni Policorë në Gjakovë, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast të kanosjes, në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë arrestuar dy të dyshuar dhe kanë kryer kontroll në fshatin Cerrmjan-Gjakovë, në vendbanimin e të dyshuarit E.H. shtetas i Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit janë gjetur një pistoletë dhe një karikator të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të paautorizuar.
Arma dhe karikatori janë konfiskuar, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë liruar. Ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Kanosje”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje