Mitrovicë, 25 korrik 2021
Në orët e pasdites të datës 25 korrik 2021, në Stacionin Policor në Mitrovicën e Jugut, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në Tunelin e parë në Mitrovicë.
Me t’ pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një Pistoletë dhe disa gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A. M., 25 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ’’Përdorim i armës’’ dhe ’’Armëmbajtje pa leje’’.