Në orët e mesditës të datës 18 korrik 2021, në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Vernicë -Vushtrri.
Me t’ pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një Pistoletë dhe disa gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar M. Z., 57 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ’’Përdorim i armës’’ dhe ’’Armëmbajtje pa leje’’.