Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në një aheng familjar konfiskohet një armë

Vushtrri , 02 gusht 2023
Në orët e mbrëmjes së datës 02 gusht 2023, në Stacionin Policor në Vushtrri, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.
Me t’ pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në fshatin Stanovc, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e llojit Pistoletë me një gëzhojë.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A. I., 18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armë dhe përdorim i armës’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje