Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në një aheng familjar konfiskohet një armë

Mitrovicë, 17 tetor 2022
Mbrëmë rreth orës 22:00, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe në fshatin Kovaqicë të Mitrovicës, është identifikuar vendi ku në një aheng familjar ishin dëgjuar të shtënat, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistole dhe shtatë gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A .A., 65 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ,,Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje