Në Mitrovicën e Jugut mbahet takim “Coffee with a Cop” mes Policisë së Kosovës, shoqërisë civile, OJQ dhe pjesëtarë të KFOR-it nga Komanda Regjionale e Lindjes
Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicën e Jugut Kolonel Afërdita Mikullovci, se bashku me zyrtar policor të Drejtorive Rajonale të Policisë Jug dhe Veri dhe njësive kundër trafikimit me narkotik dhe asaj me qenie njerëzore, gjatë ditës së sotme nën moton “Coffee with a Cop ” ka mbajtur takim me përfaqësues të shoqërisë civile, me pjesëmarrje multietnike të përfaqësuar nga të dy pjesët e qytetit, me OJQ CBM, dhe pjesëtarë te KFOR-it, Komanda Regjionale e Lindjes- Bondsteel.
Në këtë takim përveç gjendjes së sigurisë u diskutua për dhunën tek të rinjtë, dukurinë e prezencës se substancave narkotike si dhe për rastet e trafikimit me qenie njerëzore, luftimin dhe parandalimin e këtyre dukurive si dhe angazhimin e policisë ne luftimin e këtyre dukurive dhe krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.
Çështjet a apostrofuara u diskutuan nga të pranishmit nga këndvështrime të ndryshme, ku u vlerësua se bashkëpunimi i ndërsjellë i të gjithë faktorëve të sigurisë me shoqërinë civile dhe qytetarët, shërben për parandalimin dhe luftimin e këtyre dukurive. Gjithashtu pjesëmarrësit shprehen gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdoj dhe në të ardhmen për realizimin e projekteve të përbashkëta të cilat do të ndikojnë në vetëdijesimin e qytetarëve për parandalimin e këtyre dukurive negative për shoqërinë.
Synimi i policisë mbetet bashkëpunimi i vazhdueshëm me iniciativa dhe projekte te cilat ndikojnë dhe kanë impakt në sigurinë e komunitetit.