Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Mitrovicë sekuestrohet një armë

Mitrovicë, 15 nëntor 2021
Në orët e mbrëmjes së datës 15 nëntor 2021, Policia në Mitrovicën e Jugut, ka sekuestruar një armë.
Sekuestrimi i armës është bërë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në kohën kur zyrtarët policorë kanë hasur në personin e dyshuar dhe me këtë rast gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’ dhe pesë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari Sh. H., 45 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje