Sot rreth orës 11:00, një njësi policore deri sa po patrullonte në rrugën “Sefë Kosharja” në Mitrovicën e Jugut, ka dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit.
Reagimi i shpejtë i njësisë policore ka rezultuar me identifikimin e vendit nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale fillimisht janë identifikuar disa gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari që kanë shtënë me armë është sekuestruar një pushkë automatike..
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari V. H.,39 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ’’Mbajtje në pronësi, posedim, apo kontrollë i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës”.