Mitrovicë, 12 Shtator 2021
Me datë 12 Shtator 2021, rreth orës 17:00, përmes linjës emergjente Policia në Mitrovicë kishte pranuar një informatë se kishte të shtëna me armë zjarri në fshatin Zhabar të Mitrovicës.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar vendin, nga ku ishin dëgjuar të shtënat, në një shtëpi të këtij fshati në të cilën kishte pasur një aheng familjar. Në vendngjarje janë gjetur /11/ gëzhoja të shkrepura dhe pas kësaj është arrestuar i dyshuari A.B., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën e llojit Ekol Special dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.
Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.