Me datën 03.09.2023, në sallën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, është zhvilluar gara sportive në volejboll, për nder të 24-vjetorit të Policisë së Kosovës.
Ky turne është organizuar në nivel të lartë profesional, me refer të Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Në këtë garë sportive në volejboll kanë marrë pjesë 7 ekipe nga drejtori të Policisë së Kosovës.
Rezultatet finale kanë dhuruar këtë renditje përfundimtare:
Vendi i parë DPP-Prishtinë,
Vendi i dytë DNJS-DPP,
Vendi i tretë DRP-Peja.
Gara ka filluar sipas planifikimeve të bëra nga Këshilli Organizativ, ku hapjen e ka bërë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA .
Turneu ka përfunduar me ceremoni të shpërndarjes së medaljeve dhe kupave.