Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në kampin ‘Vrella’ u mbajt ceremonia e certifikimit të zyrtarëve të njësiteve elite të Policisë së Kosovës

Prishtinë, 16 maj 2022
Sot më 16.05.2022, në kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, u mbajt ceremonia e certifikimit të zyrtarëve të njësiteve elite të Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësitit Special Intervenues (NJSI) dhe Njësisë Speciale Operative (NJSO).
Kjo ceremoni u realizua pas një trajnimi profesional mjaft sfidues për zyrtarët policorë, por edhe motivues për të gjithë ata që arritën sot ditën e certifikimit, përfshirë edhe certifikimin e instruktorëve trajnues.
Në ceremoni, zyrtarëve policorë me nga një fjalë rasti iu drejtuan Ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti dhe znj. Kimberly Riffe nga ICITAP-i amerikan, të cilët vlerësuan lartë arritjet profesionale të zyrtarëve policorë si dhe i uruan me rastin e certifikimit dhe bashkëngjitjes së tyre me njësitet elitare të PK-së.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje