Sot, më 17.06.2021, Policia e Kosovës realizoi një ushtrim fushor në kampin “Vrella”-Sllatinë, ushtrim ky i bashkërenduar dhe koordinuar edhe me zyrtarë të KFOR-it, e i cili u përcoll nga Ministri i Punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z.Samedin Mehmeti dhe stafi i lartë menaxheues. Në këtë ushtrim fushor morën pjesë njësite të ndryshme policore, si: Njësitet Speciale Operative (NJSO), Njësitë për Trajtimin e Materieve Shpërthyese (IEDD), Njësiti me Qenë (K9), kadetë policor, Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore (DSHSH) etj.
Qëllimi i ushtrimit ishte:
– Testimi dhe prezantimi i kapaciteteve të Njësisë Speciale Operative (NJSO), në përkrahje të lehtë nga IEDD, Njësia K9 dhe DSHSH.
– Prezantimi i nivelit të përgatitjes, pajisjeve dhe metodave për menaxhimin e situatave të mundshme si incidente kritike në teren.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e ngritjes profesionale të zyrtarëve policor në fusha të ndryshme.