Policia ne Prizren pas marrjes se informatës se një person ka ne posedim një arme. E pas hetimeve preliminare është arritur që të identifikohet i dyshuari. M H viti i lindjes 1976, Njësiti i Hetimeve Rajonale ne Prizren ka shoqëruar te njëjtin ne stacion policor dhe gjate intervistës se zhvilluar, ai pranon se posedon një arme zjarri.
Me datë 01.02.2024, në koordinim me prokurorin kujdestar është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Gjinoc të Suharekës, gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar :
-Një Pushkë gjysemautomatike, një karikator të pushkës pa municion .
I dyshuari ne deklaratën e tij ka pranuar se arma kanë qenë në pronësi të tij të cilën e kishte në posedim .Pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Në të këtë rast është sekuestruara arma dhe janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.