Në fundjavë, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z, Samedin Mehmeti priti në një takim Ambasadoren Heleni Vakali- Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë.
Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme rreth bashkëpunimit reciprok dhe të dy palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë edhe në të ardhmen.