Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në dy raste të shtënave në ahengje policia në Mitrovicë dhe Skenderaj konfiskojnë dy armë

Gjatë 24 orëve të fundit, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Skenderaj kanë konfiskuar dy armë zjarri.
Një armë është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte raportuar për të shtëna me armë në rrugën e “Hekurudhës ” ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në lokacionin ku kishte aheng familjar është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me katër (4) fishek dhe 13 gëzhoja.
Ndërsa, konfiskimi i një arme tjetër të llojit pistoletë është realizuar në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku pas pranimit të informatës për të shtëna njësia policore ka identifikuar lokacionin ku kishte aheng familjar, me ç’ rast nga i dyshuari kanë konfiskuar armen dhe njëmbëdhjetë (11) gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’.
.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje