Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në dy raste të ndryshme policia në Vushtrri konfiskojnë dy armë

Në 24 orët e fundit, njësitet policore në Vushtrri kanë konfiskuar dy armë zjarri.
Një armë është konfiskuar ku gjatë kontrollit të një shtëpie në lidhje me një rast tjetër ishte gjetur një armë e llojit AK-47 dhe një karikator me (31) fishekë.
Ndërsa një armë tjetër është konfiskuar pasi ishte ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit të detajuar në automjetin e të dyshuarit është gjetur një pistoletë, një karikator me (8)fishekë. Gjithashtu është gjetur edhe një gëzhojë qe i përkiste asaj arme.
Tre persona të dyshuar janë arrestuar në lidhje me këto dy raste dhe pas procedurës se intervistimit, me urdhër te prokurorit janë liruar ne procedurë të rregullt ndërsa armët dhe municioni janë konfiskuar dhe proceduar si prova materiale. Ndaj personave të dyshuar janë iniciuar rastet për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës’ dhe ,,Përdorim i armës”.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje