Në 24 orët e fundit, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri kanë konfiskuar dy armë zjarri.
Një armë është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte raportuar për të shtëna me armë, ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në rrugë “Fadil Deliqi” nga i dyshuari të konfiskohet një armë e llojit pistoletë me(32) fishek. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, një armë tjetër është konfiskuar në Vushtrri pasi gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit është gjetur një pistoletë me (8)fishek dhe një thikë, ndaj të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’.