Në 24 orët e fundit, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri kanë konfiskuar dy armë zjarri.
Një armë është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte raportuar për të shtëna me armë në rrugën “Bislim Bajgora” ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në lokacion ku kishte aheng familjar nga i dyshuari të konfiskohet një armë e llojit pistoletë me një (1) fishek.
Ndërsa, si rrjedhojë e hetimit te një rasti të mëhershëm, në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë, është konfiskuar një arme e llojit pushkë -automatike me tridhjetë e katër (34 fishek) për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje .
Lidhur me të dy rastet, në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’.