Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në dy raste të ndara arrestojnë dy të dyshuar.
Në rastin e parë, një person i dyshuar është arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikimi i parasë’. Tek i dyshuari: H.P., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), janë gjetur dhe konfiskuar 1100 (njëmijë e njëqind) euro, 11 bankënota nga 100 euro. Këto bankënota dyshohet të jenë të falsifikuara. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.
Në rastin e dytë, po ashtu sot, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin: B.R., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar), nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘marrje ryshfeti’. I dyshuari, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.