Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në dy raste të ndara arrestohen dy persona dhe sekuestrohen dy armë

Malishevë, 18 gusht 2023
Stacioni Policor në Malishevë, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar dy armë.
Në rastin e parë, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit A.H., shtetas i Republikës së Kosovës në fshatin Llapqevë-Malishevë. Gjatë kontrollit është gjetur një pushkë automatike AK47, një karikator, tri gëzhoja dhe dhjetë copë fishekë të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të pa autorizuar.
Në rastin e dytë është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Bellanicë-Malishevë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin A.K., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri. Në posedim të të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë dhe tri gëzhoja.
Për veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë liruar dhe rastet do të trajtohen në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje