Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në dy operacione të ndara arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje

Prishtinë 3 qershor 2021 – Hetuesit policor të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, respektivisht stacioni në Fushë Kosovë dhe Obiliq, po vazhdojnë Planin Operetiv për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve.

Dy nga këto operacione janë realizuar sot, ku janë arrestuar 3 persona të dyshuar.

Personi i parë i arrestuar:

-F. S mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë që kanë ndodhur me 06.05.2021, në një objekt në Zonën Industriale në Fushë Kosovë.

Ndërsa dy personat e tjerë:

-N. I mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

-B. I mashkull, 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

nga njësitet policore të Obiliqit, janë arrestuar në flagrancë, menjëherë pasi ishin laguar nga një market ku kishin kryer një vjedhje.

Ndaj personave të arrestuar në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në të cilat dyshohet të jenë të përfshirë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-09-23
0
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
33
Aksidentet Pa te Lenduar
2292
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
11
Ne Mbajtje