Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Blinajë u mbajt kamping një ditor me nxënës dhe zyrtarë policorë

Prishtinë, më 17 maj 2024
Policia e Kosovës, Divizioni i Policimit në Bashkësi, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit–Prishtinë, realizuan një aktivitet të radhës, në kuadër të projektit “Kamping njëditor me nxënës në Blinajë”.
Për të parë nga afër këtë aktivitetet të përbashkët me nxënës, morën pjesë ministri i MPB-së, z.Xhelal Sveçla, ministri i MPAL-së z. Elbert Krasniqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme z. Bardhyl Dobra, të cilët së bashku me nxënës përcollën aktivitetet, lojërat, ligjëratat e ndryshme dhe prezantimin e njësiteve policore.
Realizimi i kampingut dhe aktiviteteve policore me nxënës, ka për qëllim krijimin e afërsisë së policisë me nxënës dhe komunitetin, njoftimi dhe krijimi i një mjedisi të sigurt për nxënësit, si dhe sensibilizimi i nxënësve dhe komunitetit ndaj dukurive negative dhe parandalimi i veprimtarive të ndryshme kriminale.
Përveç tjerash ky projekt iu mundëson nxënësve të shijojnë disa përvoja me zyrtarë policorë dhe partnerë të tjerë, ku përmes aktiviteteve të ndryshme të njihen më për së afërmi edhe me disa segmente të jetës dhe punës së Policisë së Kosovës si dhe të krijohen ura lidhëse në mes të komunitetit dhe Policisë së Kosovës, e që do të ndikojë në rritje të bashkëpunimit dhe sigurisë publike.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje