Pejë 27.2.2014
Policia e Kosovës nga stacioni policor në Pejë, me datën 26.2.2014 rreth orës 13:20 nga ana e disa dëshmitarëve është njoftuar se në rr. “Tahir Demaj” në Pejë gjendet një trup i fetusit të pajetë. Menjëherë njësitë përkatëse të policisë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes dhe lidhur me këtë është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ju ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe nën udhëheqjen e plotë të tij është bërë edhe këqyrja e vendit të ngjarjes.Trupi i pajetë i këtij fetusi (3-4 muajsh), është gjetur i mbështjellë në një qeskë të letrës dhe i hedhur në një grumbull të mbeturinave të materialit ndërtimor. Vdekjen e viktimës NN e ka konstatuar ekipi mjekësor. Viktima me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.Hetuesit rajonalë në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për operativo–hetimore për të gjetur kryerësit e mundshëm të veprës penale.