Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndriçimi i aeroplanëve në fluturim me dritë laserike nga toka

Prishtinë, 20 gusht 2014
Referuar rasteve shqetësuese të raportuara gjatë vitit të kaluar si dhe disa rasteve të evidentuara këtë vit, ku persona të pandërgjegjshëm drejtojnë laserët ndriçues në drejtim të aeroplanëve civilë, ju informojmë se veprimet e tilla janë të kundërligjshme dhe njëherit paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë në sigurinë e fluturimit.
Drejtimi i dritës laserike në drejtim të një aeroplani civil, gjegjësisht në kabinën e pilotëve, në fazën e përgatitjes për aterrim, gjatë aterrimit, apo gjatë fazës së ngjitjes, kur aeroplani ndodhet në lartësi të ulët, ndër të tjera mund të shkaktojë një verbim momental të pilotëve dhe potencialisht mund ta rrezikojë sigurinë e fluturimit.
Veprimet e tilla, nga kushdo qofshin ato, konsiderohen si rrezikim i operimeve të aviacionit civil dhe janë të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Bazuar në këtë, Policia e Kosovës, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe ANP “Adem Jashari”-Kontrolli Ajror kanë zhvilluar një procedurë reagimi në rastet e tilla, e cila mundëson dhe njëherit lehtëson reagimet e policisë brenda pak minutash në vendin e identifikuar të burimit të rrezes laser që i është drejtuar një aeroplani.
Të gjithë personat e identifikuar si përdorues dhe drejtues të laserëve ndriçues drejt aeroplanëve në fluturim, do të përballen me procedurat ligjore të sanksionuara në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kurrë mos i ndriçoni aeroplanët me dritë laseri! 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje