Audrius Šenavièius është vrarë më 19 shtator 2013 në orën 07:45, duke shkuar me makinë në punë.
Ai ishte zyrtar doganor nga Lituania, i cili punonte në Kosovë për të sjellë paqe dhe stabilitet.
Audrius ishte një baba, bashkëshort, djalë dhe mik i përkushtuar dhe i dashur. Përderisa ky rast mbetet i
pazgjidhur, familja, miqtë dhe kolegët e tij kurrë nuk do ta kenë qetësinë që e meritojnë.
Ne kërkojmë informata, që do të mund të na ndihmojnë në gjetjen e kryesve të vrasjes së Audriusit. Ajo
që juve mund t’ju duket si një detaj i vogël dhe i parëndësishëm, për hetuesit mund të jetë një informatë
e rëndësishme.
Ndihma e juaj mund të jetë vendimtare.
NE OFROJMË 82 000 EURO
Për çfarëdo informate, që mund të çojë deri te arrestimi i kryesit të veprës ose i kryesve të kësaj vrasje.
Ne ju bëjmë apel që të paraqiteni dhe të na ndihmoni t’i sjellim para drejtësisë kryesit e kësaj vepre.
Nëse keni ndonjë informatë që mund t’i ndihmojë policisë, ju lutemi të kontaktoni policinë duke thirrur në
këtë numër të telefonit:
+381 38 784 181
Informatat e juaja do të trajtohet me konfidencialitetin e plotë.