Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndalohet një person i dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, sekuestrohet një armë zjarri

Me datën 10 dhjetor 2020, në ora 00:05, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mihail Grameno”, në Prishtinë, ku nuk ka pasur persona të lënduar, është raportuar vetëm për dëmtim prone (automjet).

Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe të njëtit i është dërguar ftesë për paraqitje në polici.

Personi i dyshuar, sot i është përgjigjur ftesës së policisë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit, si dhe i është sekuestruar një armë e tipit Zoraki, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Personi i dyshuar Rr. M (mashkull) 26 vjeç, i cili dyshohet për veprat, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Mbajtja në pronësi , kontroll apo posedim të pa autorizuar të armës dhe Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, është dërguar në qendër të mbajtjes, ndërkohë që për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorin e shtetit.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje