Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndalohet një person i dënuar me një vit e 25 ditë burg për vjedhje të rëndë dhe realizohen edhe 41 urdhëresa tjera të gjykatës

Prizren, 25 Shtator 2022
Stacioni Policor Prizren ka shtuar aktivitet për realizimin e urdhëresave të gjykatës , kështu që në kuadër të këtyre aktiviteteve me datë 23 shtator 2022, ka arrit që të ndaloj një person të kërkuar më urdhër arrest të gjykatës i cili me aktgjykim të plotfuqishëm ishte i dënuar me burg me kohëzgjatje një vit e 25 ditë , për veprat penale Vjedhje e rëndë.
I ndaluari pas përfundimit të procedurave administrativë dërgohet në Burgun e Prishtinës për vuajtje të dënimit.
Vetëm gjatë javës së fundit Stacioni Policor Prizren ka arrit të realizoj 41 urdhëresa të gjykatës, ndërsa Drejtoria Rajonale në Prizren ka realizuar gjithsej 59.
Në ditët në vazhdim gjithashtu do të vazhdohet të punohet me intensitet të shtuar për realizimin e ardhëseve të gjykatës jo vetëm nga Stacioni Policor Prizren por nga të gjitha stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale në Prizren.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje