Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndalohet i dyshuari për ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i kundërligjshëm i armës apo municionit’

Prishtinë, 17 mars 2025
Si rezultat i punës dhe angazhimeve të njësitit patrullues kufitar – SPMK Vërmicë, me datën 16.03.2025, në fshatin Gorozhup, është ndaluar automjeti BMW X3 me targa (AB), ku pas legjitimimit dhe kontrollimit të dy personave dhe veturës janë gjetur një armë kallashnikov model K9 me një karikator të zbrazët, një pistoletë Sig Sauer me tre karikatorë të zbrazët, këllëfi i pistoletës me nëntë fishekë të kalibrit 9 mm, një thikë gjuetie si dhe një palë dylbi optike Patrol Rifle Optik.
Dy të dyshuarit janë shoqëruar në SPMK Vërmicë, ku pas intervistimit ndaj njërit të dyshuar është lëshuar vendimi mbi ndalim kurse i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa armët, municioni dhe pajisjet tjera janë konfiskuar.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje