Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

Prishtinë, më 13 nëntor 2024
Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (Policia Kosovës & Dogana e Kosovës), në zbatim të masave për parandalim e kontrabandës, kanë intensifikuar aktivitetet në teren. Kështu, sot më datë 13.11.2024 rreth orës 12:40, në brezin kufitar RMV-RKS, është vërejtur një mjet transportues (kombi-furgon), i njëjtin është ndaluar në fshatin Debelldeh-Viti.
Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara mallra të ndryshme (kryesisht ushqimore) që dyshohet se ishin sjelle kontrabandë nga Maqedonia. Vlera e mallrave në treg mendohet të jetë mbi 5000€. Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës.

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje