Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndalohet dhe dërgohet në mbajtje një person i dyshuar nën dyshimin e kryerjes se veprës penale të Mashtrimit

Hetuesit Rajonal të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për së paku dy raste të mashtrimit të ndodhura gjatë muajit nëntor.

Menjëherë pas raportimit hetuesit policor kanë bërë identifikimin dhe kanë arritë të sigurojnë prezencën e personit të dyshuar:

– E.T mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me vendim të prokurorit , është dërguar në mbajtjes për 48 orë.

Mbështetur në rezultatet e hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i dyshuari me qëllim të përfitimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme, ka mashtruar dy punonjës të dy autosalloneve, me të cilët kishte marrëveshje për shit-blerjen e 5 automjeteve (vlera e përgjithshme 97.000 euro) , të cilat i dyshuari i kishte tjetersuar/shitur dhe nuk i kishte paguar.

Lidhur me zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të mundshëm, policia ka nisë një hetim.

Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, që me informacionet e tyre të kontribuojnë në hetimin që po kryen policia.

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje