Sot me datë 31 dhjetor 2021, në pikën e kalimit kufitare në Merdare, policia ka ndaluar dhe shoqëruar të dyshimtin e kërkuar për rastin fajde në Prizren.
Në lidhje me rastin me datë 22 dhjetor 2021, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kishte realizuar një operacion për ndalimin dhe arrestimin e personave të dyshimtë në lidhje me rastin “Fajdeja”. Këtë datë ishin arrestuar dhe ndaluar 4 persona të dyshimtë, ndërsa personi i pestë ishte në kërkim.
Andaj, i dyshimti B.B i lindur në vitin 1996, është ndaluar dhe arrestuar.
Ne lidhje më rastin është informuar prokurori i Shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në mbajtje në afat prej 48 orë.
Rasti është nën hetime.