Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, pas një pune operativo taktike në terren, ka arritur që t’i identifikojë dy persona të dyshuar: GJ. SH., i datëlindjes 1997 dhe A. SH., i datëlindjes 1995, për të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve”.
Në koordinim me DHTN-Njësia për hetimin e narkotikëve në Prizren, e kanë realizuar Urdhëresën, për urdhër kontroll të shtëpive dhe objekteve të tjera përcjellëse e të dyshuarve të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit GJ. SH., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
Një (1) pushkë gjuetie dy tytëshe
Njëzetë (20) fishekë të pushkës së gjuetisë,
Gjashtëdhjetë e nëntë (69) fishekë të pistoletës, kalibri i panjohur
Një shufër metalike
Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit A.SH., janë gjetur: Një (1) fishek i pistoletës dhe substancë narkotike që dyshohet se është kokainë. Për substancat narkotike do të merret DHTN (Njësia për Hetimin e Narkotikëve në Prizren. Pas intervistimit të dyshuarit GJ. SH. në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti shkon në procedurë të rregullt. Ndërsa sa i përket të dyshuarit A. SH., në lidhje me ketë është duke u marrë Njësia për Hetimin e Narkotikëve në Prizren.