Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndalohen për 48 orë, dy persona të dyshuar për lëndim të rëndë trupor

Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në fshatin Sibovc të Obiliqit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin, i cili nga prokurori është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.
Bazuar në hetimet fillestare, gjatë përleshjes katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
Personave të lënduar u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor, ndërkohë që lidhur me rastin policia ka intervistuar tre persona të dyshuar për pjesmarrje në rrahje, dy prej të cilëve pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje