Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndalohen edhe dy persona të dyshuar lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA PROKURORIA THEMELORE NË GJILAN, INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS DHE POLICIA E KOSOVËS

Ndalohen edhe dy persona të dyshuar lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’

Gjilan, 14 Tetor 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, ju njoftojnë se si vazhdimësi e hetimeve intensive, janë ndaluar edhe dy persona të dyshuar, lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’, ku që nga fillimi i këtij aksioni të përbashkët numri i personave të ndaluar ka shkuar në 63.

I dyshuari B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja  e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka blerë gjedhe, për të cilat ka pasur dijeni se janë të kontrabanduara.

Ndërsa, i dyshuari SH.I., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, pasi në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka organizuar lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj.

Të dyshuarit B.A., dhe SH.I., me urdhër të prokurores së rastit gjenden nën masën e ndalimit prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe për informacione shtesë do të vazhdojmë të ju mbajmë të informuar.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje