Hetuesit policor të Stacionit të Drenasit, pas grumbullimit të informacioneve në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit, sot kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar, lidhur me rastin e rrëmbimit që ka ndodhë dje në fshatin Negrovc të Drenasit.
-Ç. H, (mashkull), 21 vjeç,
– Sh. H(mashkull), 26 vjeç dhe
– K.K (mashkull), 19 vjeç, pas intervistimit me rekomandim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të rastit.