Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Vushtrri konfiskohet një armë

Vushtrri, 8 korrik 2018

Policia në Vushtrri i është përgjigjur një informacioni të dhënë nga qytetarët për të shtëna me armë, rreth orës 17:39, të datës 8 korrik 2018.

Sipas informacionit të dhënë thuhej se në rrugën “Osman dhe Shaban Bunjaku” në Vushtrri dëgjoheshin të shtëna. Njësitë sektoriale dhe reaguese në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit, përkatësisht zonës nga ku ishin dëgjuar të shtënat.

Policia ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë, ku njëkohësisht ishte identifikuar se kishte aheng familjar.

Në këtë lokacion është konfiskuar një armë e shkurtër pistoletë e llojit Gap, prodhim italian, kalibri 9mm.
 
Po ashtu është arrestuar i dyshuari F. S. 50 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje