Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Pikën e Kalimin Kufitar në Vërmicë sekuestrohen rreth 55 kg substancë narkotike

Prishtinë, 26 korrik 2019

Policia e Kosovës, në bashkëveprim me Doganën e Kosovës, gjatë zbatimit të detyrave të rregullta në Pikat e Kalimit Kufitar (PKK), më 25.07.2019, në PKK Vërmicë, një veturë me targa të huaja, e dërgojnë për kontroll më të detajuar (në vijën e dytë).

Gjatë kontrollimit të veturës, në një pjesë të modifikuar brenda saj, janë gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit hashash dhe marihuanë. Substanca narkotike e llojit hashash është gjetur në sasi prej 24 (njëzet e katër) paketime me peshë mbi 25 (njëzet e pesë) kg, ndërsa substanca narkotike e llojit marihuanë është gjetur në sasi prej 29 (njëzet e nëntë) paketime me peshë mbi 29 (njëzet e nëntë) kg.

 Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kanë intervistuar të dyshuarin dhe si prova materiale kanë sekuestruar substancat që dyshohet të jenë narkotike.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari:

 

A. K. viti i lindjes 1996 m/sh/sh 

Me aktvendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje. 

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DPP-Prishtinë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje