Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në operacionin e përbashkët të tetë (8) shteteve, në mbështetje nga EUROPOL-i dhe EUROJUST-i, arrestohen shtatëdhjetë e tetë (78) persona, nën dyshimin e bazuar për ‘kontrabandim të mig

Prishtinë, 25 mars 2015

<br><br>

Me datën 24.3.2015 në hetimin e përbashkët të tetë (8) shteteve: Francës, Gjermanisë, Çekisë, Sllovakisë, Austrisë, Hungarisë, Zvicrës, ku pjesëmarrëse ishte edhe Kosova, në mbështetje nga EUROPOL-i dhe EUROJUST-i, është realizuar një operacion i përbashkët në të gjitha shtetet e lartcekura, nën dyshimin e bazuar për ‘kontrabandim të migrantëve’, ‘falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘krim të organizuar’.Ky rast i përbashkët është iniciuar dhe hetuar që nga fillimi i vitit 2014 nga Policia e Kosovës, së bashku me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, pas hetimeve intensive të kryera disamujore, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar, që në vazhdimësi merrej me kontrabandim të migrantëve nga Kosova për në shtetet e perëndimit. Në lidhje me këtë rast, gjatë vitit 2014 janë organizuar edhe operacione të tjera në koordinim me shtetet e lartcekura. Me datën 5.11.2014 në Kosovë janë arrestuar 13 persona, në Gjermani 3 persona, në Hungari 7 persona dhe në Austri 8 persona, gjithsej vitin e kaluar janë arrestuar 31 persona. Me datën 24.3.2015 në operacionin e përbashkët të mbështetur nga EUROPOL-i dhe EUROJUST-i janë arrestuar 47 persona në të gjitha shtetet e lartcekura si në: Francë 12 persona, Gjermani 1 person, Çeki 16 persona, Sllovaki 2 persona, Austri 8 persona, Hungari 4 persona dhe Kosovë 4 persona, gjithsej janë arrestuar 47 persona. Deri më tani lidhur me këtë rast janë arrestuar 78 persona të dyshuar në të gjitha shtetet e përmendura. Ky grup gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale për kontrabandim të migrantëve përdornin rrugët nga Kosova përmes Serbisë për në Hungari, me qëllim që nga aty të vazhdonin për në shtetet tjera evropiane. Për transportimin e viktimave ky grup përdorte vetura dhe gjithashtu shfrytëzonte edhe linjat e rregullta të autobusëve për në Serbi. Çmimi për një migrant sillej nga 1800-3500 euro, varësisht destinacionit të fundit.Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: vetura, kompjuterë, telefona, SIM kartela, hard drives, dokumente të falsifikuara të udhëtimit, dokumente të ndryshme bankare dhe mbi 52000.00 euro.Sqarim: Fillimisht ky operacion i përbashkët policor ka rezultuar me arrestimin e (77) personave të dyshuar, mirëpo Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar edhe një person të dyshuar e që numri i të arrestuarve arrin në (78) persona.Me respektZyra për informim dhe marrëdhënie me Publikun DPP-Prishtinë 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje