Prishtinë, 27 mars 2016
Policia e Kosovës (PK), në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik e asistuar nga njësitet relevante policore, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e shtatë (7) personave të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikeve.
Operacioni policor është realizuar me 26.03.2016, në rrugën Luan Haradinaj dhe Shaban Shala Prishtinë, ku fillimisht janë ndaluar dy vetura me targa të Shqipërisë me të cilat po udhëtonin katër të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë.
Zyrtarët policor gjatë kontrollit në njërën nga veturat kanë vërejtur dyshime se në gomën rezervë të automjetit mund të ketë substancë narkotike, dhe gjatë verifikimit është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 1867.8 gram.
Si vazhdimësi e hetimeve me urdhër të prokurorit është kontrolluar një shtëpi e dyshuar, me ç’rast janë arrestuar edhe dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptare Kosovar, pasi që dyshohet se të njëjtit janë përfshirë në rast.
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një veturë e dyshuar që është përfshirë në rast, disa celular, 340€ para të gatshme, si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin.
Me vendim të prokurorit shtatë (7) personave të dyshuar, katër (4) të Shqipërisë dhe tre (3) të Kosovës, iu është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në mbajtje.
Me respekt,
Zyra për informim e PK-se
DPP-Prishtinë