Prishtinë 13 qershor 2014Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës si dhe në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë dhe Prokurorinë për Krime të Rënda e Republikës së Shqiperisë mbështetur në informacionet e siguruara nga rrugët operativo-hetimore, kanë realizuar një operacion kundër një grupi të organizuar të trafikimit me narkotikë.Në vazhdën e hetimeve të përbashkëta janë shkëmbyer informacione si dhe janë realizuar takime pune në mes të Prokurorisë Speciale dhe zyrtarëve të DHTN-së ( Policia e Kosovës ) për t’i harmonizuar veprimet në teren, dhe menjëherë është vendosur kontakti i drejtperdrejtë në mes të hetuesve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.Në kuadër të hetimeve janë bërë kërkesat për masa të fshehta hetimore dhe janë pranuar urdhëresat përkatëse nga gjyqtari i procedurës paraprake të cilat kanë filluar të implementohet në funksion të hetimeve.Operacioni ka vazhduar gjithnjë në koordinim në mes të Prokurorisë Speciale dhe hetuesve të Policisë së Kosovës me Prokurorinë dhe hetuesit e Shqipërisë.Si rezultat i hetimeve më 12.06.2014 rreth orës 07:00 në pikën kufitare ( Kosovë Shqipëri) në Vermicë, nga Policia e shtetit të Shqipërisë ( në pjesën e Republikës së Shqipërisë), është ndaluar një person i dyshuar i cili nga Shqipëria transportonte shtatë (7) kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Si pjesë e operacionit policor hetuesit e Policisë së Kosovës kanë reaguar dhe kanë bastisur një shtëpi në rajonin e Pejës .Gjate bastisjes së shtëpisë është gjetur një lokacion i improvizuar si laborator në të cilin janë gjetur pajisje që shërbejnë për matje , përzirje dhe paketim të supstancës narkotike.Në këtë lokacion në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar si më poshtë: 18 kg. e 235 g. lëndë narkotike të llojit kokainë5 kg. e 955 prekursorë8 litra acid klorhidrikë246 litra aceton7 litra hidro-kiselinëPajisje laboratorike: (mikserë, sita, korita, ventilatorë, llampa, dorëza, peshore etj)2 vetura1 shkorpion1 revole me gasë1 pushkë ajrore2 karikatorë me 18 fishekë 7.65mm1200 euro7040 lekë shqiptarë65 Franga CHTelefona celular dhe prova tjeraSi të dyshuar për veprimtari kriminale të krimit të organizuar dhe trafikim me supstanca narkotike janë arrestuar ;1. V. T e lindur më 1964 f/sh me shtetësi Amerikane2. V . B i lindur më 1972 m/sh kosovar3. V . B i lindur më 1981 m/sh /kosovar Si pjesë e këtij operacioni është realizuar edhe një bastisje në Ferizaj ku është arrestuar një person i dyshuar me inicilaet A.Z i lindur më 1981 m/sh/k, i cili dyshohet se është pjesë e këtij grupi kriminal. . Po ashtu në Shqipëri në kuadër të këtij operacioni si rezultat i hetimit të përbashkët dhe shkëmbimit të informacioneve janë arrestuar dy persona dhe janë konfiskuar:207 kg. e 360 gr. kanabis sativa22 kg. e 323 gr. heroinë2.8 gr. kokainë22 bidona nga 25 litra me aceton6 armë zjarri929 fishekë143 000 euro3 automjete25 telefona celularDhe prova të tjera relavante për rastin.